Hysenagolli: Besoj se edhe interesimi do të jetë i madh, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë...

Basketboll

Hysenagolli: Besoj se edhe interesimi do të jetë i madh, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë...

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:11
Hysenagolli: Besoj se edhe interesimi do të jetë i madh, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë

Endrit Hysenagolli është njëri nga basketbollistët që ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri. Ai e mirëpret krijimin e Ligës Unike dhe e sheh si shumë pozitive për basketbollin mabrëshqiptar.

Hysenagolli ka luajtur për Bashkimin dhe Pejën në Kosovë, Partizanin, Tiranën, Teutën, kurse tani është anëtar i Goga Basket në Shqipëri.

Qendra e Kombëtares shqiptare në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së ka folur për krijimin e Ligës Unike.

“Krijimi i Ligës Unike për mendimin tim është një ide e shkëlqyer, si në aspektin e rritjes së nivelit të baskebollit shqiptar, po ashtu edhe në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mendoj që është një mundësi e artë edhe për lojtarët e rinj si në Shqipëri, po ashtu në Kosovë, duke fituar përvojë nga kjo ligë, duke e ditur se, skuadrat do të jenë më të forta”, është shprehur Hysenagolli.

Ai beson se do të rritet interesimi në të dy vendet. “Besoj se edhe interesimi do të jetë i madh, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Do të ishte një gjë shumë e bukur të luhej me tifozë me sallat plotë, duke ditur që Kosova i ka sallat e zjarrta, po besoj se, edhe këtu (Shqipëri) do të ketë interesim të madh dhe palestrat do të mbushen”, ka thënë Endrit Hysenagolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat