Drama e basketbollistit, pas sulmit në zemër, del nga koma pas dy ditëve

Basketboll

Drama e basketbollistit, pas sulmit në zemër, del nga koma pas dy ditëve

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:25
Drama e basketbollistit: Ai ka pasur sulm në zemër, del nga koma pas dy ditëve

Ish-anëtari i ekipit kombëtar të basketbollit kroat Drago Pashaliq (36) ka pasur një sulm në zemër të hënën dhe ka qenë në gjendje kome që nga ajo kohë. Por për fat të mirë, pas dy ditëve ai u zgjua dhe tani ndihet mirë.

Djaloshi nga Spliti, i cili jeton në Breda të Holandës, u përplas derisa vraponte dhe me shpejtësi u dërgua në spital. 
Ai kishte një arrest kardiak, ishte në koma dhe situata e tij ishte e pasigurt, njoftoi ish-klubi i tij ZZ Leiden. 

Pashaliq tani është i vetëdijshëm për gjithçka që e rrethon, dhe ai gjithashtu mund të komunikojë me familjen e tij.
Ish-basketbollisti kroat Kreshimir Lonçar konfirmoi se është i lumtur që ai është më mirë, shkruan portali kroat "24 sata".

Image

Në karrierën e tij, Drago Pashaliq ka luajtur për Splitin, PAOK-un, Cibonën, Zarën, Bilbaon, Turk Telekomin etj. dhe u pensionua në Leiden të Holandës, në moshën 36 -vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat