Kobe Bryant parashikonte triumfin e Lakers – LeBron dhe AD plotësojnë fjalët e tij

Basketboll

Kobe Bryant parashikonte triumfin e Lakers – LeBron dhe AD plotësojnë fjalët e tij

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 10:39
Kobe Bryant

Ikona e Lakers dhe NBA, Kobe Bryant, tashmë i ndjerë, parashikonte triumfin e Los Angeles Lakers.

Kobe Bryant e dinte se skuadra e Lakers do të gjejnë rrugën drejt titullit të kampionit, madje më herët sesa të tjerët mendonin asokohe.

‘Black Mamba’ insistonte se titulli do të vinte dhe të gjithë do të qeshnin në fytyrën e Golden State Warriors (asokohe kampionë në fuqi).

“Ne do të jemi kampionë përsëri, para se ta dini ju. Dhe ne do të qeshim në fytyrat e të gjithë atyre tifozëve të Warriors që dolën nga askundi”, thoshte Kobe në 2018.

Fjalët e Kobe Bryant dolën të jenë të sakta pas një angazhimi të pashoq nga LeBron James e Anthony Davis.

Dyshja, por edhe e gjithë skuadra e Lakers ia kushtuan triumfin Kobet, i cili më herët gjatë këtij viti ndërroi jetë, pasi u aksidentua kur po udhëtonte me helikopter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat