Lakers anulon paradën për titull

Basketboll

Lakers anulon paradën për titull

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:53
Lakers anulon paradën për titull

Pavarësisht pandemisë Covid-19, mijëra persona kanë dalë në rrugët e Los Anxhelosit pak minuta pasi skuadra e Lakers fitoi titullin kampion në NBA (sezoni 2019-2020). Ky ishte titulli nr.17 i Lakers, titull që mungonte prej 10 vitesh.

Policia e Los Anxhelosit ka bërë me dije sot se ka ndaluar 76 persona. Ata kanë marrë pjesë në manifestime të paligjshme në mjedise publike, ndërkohë që ato janë të ndaluara si pasojë e masave që ka marrë qeveria prej koronavirus.

Për këtë arsye, klubi kalifornian ka bërë me dije sot se ka anulluar përkohësisht paradën e zakonshme me titull që bëhet në rrugët e qytetit. Kjo, për shkak të masave anti-Covid të marra.

“Mezi presim të festojmë titullin kampion në NBA me tifozët tanë. Pasi biseduam me Bashkinë dhe Guvernatorin, vendosëm që kjo festë e madhe me fansat tanë të shtyhet në një moment të dytë, kur situata të jetë më e mirë. Kjo masë merret për sigurinë e të gjithëve. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, thuhet në komunikatën e Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat