​Pas një pauze të gjatë, sot vazhdon ndeshja e parë në basketboll

Basketboll

​Pas një pauze të gjatë, sot vazhdon ndeshja e parë në basketboll

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Don Bosko” do të luhet përballja e parë në basketboll mes AS Prishtina dhe Trepçës.

Pas një pauze prej shtatë muajsh, Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka lajmëruar se do fillojnë edicionin e ri me përballjen mes AS Prishtinës dhe Trepçës e cila do luhet pa shikues.

Edicionin e kaluar Trepça përfundoi në pozitën e shtatë në renditje tabelare ndërsa AS Prishtina ishte në pozitën e dytë në Ligën e Parë, ku të dyja do përballën në kuadër të “Play-out”.

Ndeshja e rikthimit do luhet në Mitrovicë të shtunën, ku edhe do përcaktohet se cila nga këto dy ekipe do garojë në elitën e basketbollit këtë edicion të ri.

Kjo përballje dhe gjitha përballjet e tjera do zhvillohen nën masa të rrepta krahas rregullave të protokollit antiCovid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat