Lakers kanë fituar titullin e kampionit këtë edicion, të udhëhequr nga LeBron James në parket, duke mposhtur Miami Heat në finale.
Pasur parasysh se Kobe Bryant ndërronte jetë në muajin e parë të këtij viti, i gjithë suksesi u dedikua për të, meqë edhe motivimi vinte nga aty.
Pas triumfit, ylli kryesor i Lakers, LeBron James, ka përcjell një mesazh për shokun e tij në botën tjetër. Këtë e ka bërë përmes ‘Instagram’.
“Shpresoj të të kem bërë krenar, vëllai im”, ka shkruar LeBron.
“Të dua dhe më mungon, kampion”, ishte mesazhi i ‘Mbretit’, për të ndjerin Kobe.
LeBron James shpallej MVP i finaleve të NBA këtë sezon. Edhe pas ndeshjes së fundit, ai përmendi emrin e Kobe Bryant, duke thënë se ishte shtysa kryesore për triumfin.