Vllaznia kompletohet para fillimit të sezonit të ri

Basketboll

Vllaznia kompletohet para fillimit të sezonit të ri

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:12
Vllaznia kompletohet para fillimit të sezonit të ri

Shkon në 4 numri i basketbollistëve amerikanë që janë federuar me skuadrën e Vllaznisë në basketboll për meshkuj, gati të luajnë me skuadrën shkodrane sezonin e ri sportiv 2020-2021.

Pas Quincy Harding dhe Ricky Madisom, së fundi kanë firmosur me ekipin shkodran edhe Kevin Oberweiser dhe Danny Laëhorn, që janë vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Afrim Bilali.

Oberweiser, 24 vjeç, luan në pozicionin 2 dhe konsiderohet si një “snajper” për saktësinë e tij nga distanca. Sezonin e fundit ka luajtur në kampionatin irlandez.

Ndërsa Lawhorn është organizator dhe do të jetë lojtari që do të marrë në dorë frenat e lojës së Vllaznisë këtë sezon. Ai ka luajtur edhe më parë në Europë në Çeki, Ukrainë dhe së fundi në Maqedoninë e Veriut.

Dy përforcime me vlera që e kanë rritur ndjeshëm forcën e Vllaznisë, që synon titullin kampion sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat