Lojë mesatare, Rahoveci eliminon Trepçën

Basketboll

Lojë mesatare, Rahoveci eliminon Trepçën

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:48
Lojë mesatare, Rahoveci eliminon Trepçën

Ekipi i Rahovecit është kualifikuar në gjysmëfinale të Reload Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Rahoveci ishte më i mirë se skuadra me renome Trepça dhe ka triumfuar me rezultat 78:63 (18:15, 21:16, 17:11, 22:21), në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.   

Në të gjitha çerekët rahovecianët treguan lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja u arrit me rezultat bindës.

Lojë mesatare, jo edhe e pëlqyeshme dhe një fitore me plotë meritë e Rahovecit.

Te Rahoveci më së shumti pikë shënuan Marvin Jones 21, Isaiah Traylor 18, Alban Veseli 15 dhe te Trepça Mojeed Ewuosho 15, Burim Zekiqi 15 dhe Besnik Azemi 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat