Kroatët kujtojnë djaloshin e artë që vdiq tragjikisht para 27 viteve! Idhulli i shqiptarëve... 

Basketboll

Kroatët kujtojnë djaloshin e artë që vdiq tragjikisht para 27 viteve! Idhulli i shqiptarëve... 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:35
Drazheni - majtas

Edhe gjeneratat e vjetra të basketbollit në Kosovë, shpesh herë flasin me nostalgji për basketbollistin e famshëm kroat, Drazhen Petroviç, që humbi jetën tragjikisht me 7 qershor të vitit 1993. 

Ai gjatë një aksidentit në komunkacion, me golf 2, ndeshet me një kamion dhe vdes!

Atëkohë luante në ligën NBA dhe ka qenë edhe reprezentues i Kroacisë! 

“Drazheni u largua shumë shpejt nga kjo botë. Në këtë ditë, ‘Mozzart i basketbollit’ do të festonte 56-vjetorin e lindjes”, shkruan mes të tjera media kroaet “24 sata”.
“Drazhen Petroviç lindi në këtë ditë 56 vjet më parë në qytetin e tij të lindjes Shibenik, siç kishte thënë edhe vetë, ishte dashuria e tij e parë.

Drazheni në një ndeshje basketbolli, the rekordin. “Ai arriti të shënonte edhe 112 pikë”, kujton Igor Gjuroviq.

Në edicionin 1985-1986 në ish Jugosllavi, Cibona e kishte fituar takimin me rezultat 158:77 (77:34) ndaj Smelt Olimpijës nga Lubjana, Drazhen Petroviç shënoi 67 pikë në pjesën e parë, dhe 112 pikë krejt takimin. Drazheni ka qenë edhe idhull i shqiptarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat