Peja kundër Bashkimit

Basketboll

Peja kundër Bashkimit

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:29
Dardan Berisha

Sonte me fillim nga ora 19:30 na pret një super ndeshje mes dy rivalëve më të vjeter në Super Ligën e Kosovës. KB Peja ndeshet me KB Bashkimin në fazën e parë të Super Kupës në qytetin e Prizrenit.

"Jemi të pregaditur dhe kemi punuar gjatë që sot të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur. Besojmë që perkrahja juaj nga ekranet televizive në shtëpitë e juaja nuk do mungojë, shpresojmë që së shpejti ndeshje të tilla ti ndjekim nga afër në Palester dhe të përjetojmë emocionet që këto ndeshje dhurojnë.

Ne nisemi nga Peja me një qëllim të pastër dhe vizion të qartë, nisemi për ta sjellur në shtëpi Super Kupën e Kosovës. Do luftojmë që sonte të sjellim fitoren e parë sezonale në shtëpi, njëherit edhe fitoren e parë në garën e Super Kupës.

Pas çdo çereku lojë rezultatin e ndeshjes mund ta shikoni në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale", njofton KB Peja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat