Ponte Prizreni, më i mirë se Ylli! Rifati realizon synimin e parë

Basketboll

Ponte Prizreni, më i mirë se Ylli! Rifati realizon synimin e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:46
Ponte Prizreni, më i mirë se Ylli! Rifati realizon synimin e parë

Kryetrajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, është i gëzuar për kualifikim dhe që realizoi synimin e parë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Ponte Prizreni ka shënuar fitore me rezultat 103:93 (28:23, 30:21, 27:18, 18:31) kundër Golden Eagle Yllit, në takimin që zhvillua në palestrën e sportit në Prizren.

Basketbollisti Arti Hajdari ka realizuar 27 pikë, pastaj Ty Nichols 25 pikë, i ndihmuar nga Josh Martin 19, Justin Jones 17të cilët janë të ndër me të merituarit për kualifikim.

Cody John me 25 pikë dhe Samir Zekiqi me 19 pikë ishin më efikasit të Ylli.

Në gjysmëfinale janë Sigal Prishtina, Ponte Prizreni dhe Rahoveci. Sonte përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i katërt në takimin mes Pejës dhe Bashkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat