Përballje mjaft interesante në gjysmëfinale të Superkupës

Basketboll

Përballje mjaft interesante në gjysmëfinale të Superkupës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Sfidat çerekfinale në Reload Superkupë dhuruan shumë emocione, derisa tani është koha për ndeshjet gjysmëfinale, që zhvillohen sonte në Suharekë.

Në takimin e parë do të ballafaqohen Rahoveci dhe Sigal Prishtina.

‘Vreshtarët’ në çerekfinale kishin eliminuar Trepçën, kurse bardhekaltrit e mundën Vëllaznimin.

Këto dy skuadra edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Superkupës, ku triumfuan prishtinasit, që në këtë edicion po paraqiten me lojtarë vendorë.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale do të ndeshen Ponte Prizreni – Bashkimi, dy skuadrat rivale të qytetit, ku pritet një sfidë shumë interesante.

Ponte ka eliminuar Golden Eagle Yllin, derisa Bashkimi skuadrën e Pejës, andaj përballja gjysmëfinale pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe në bazë të Udhëzuesit për Rikthimin në fushat e basketbollit.

Orari

23 tetor

17:00 Rahoveci-Sigal Prishtina

19:30 Ponte Prizreni-Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat