Sigal Prishtina fiton sfidën pas vazhdimeve, kualifikohet në finalen e Superkupës

Basketboll

Sigal Prishtina fiton sfidën pas vazhdimeve, kualifikohet në finalen e Superkupës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:15
Prishtina

Dramë e madhe u zhvillua në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Kosovës, ku finalisti u përcaktua pas pesë minutave të vazhdimeve.

Sigal Prishtina është në finalen e madhe dhe e pret fituesin e takimit Bashkimi - Ponte Prizreni. 

Bardhekaltrit shënuan fitore pas vazhdimeve me rezultat 89:84 (24:25, 25:14, 12:19, 12:15 – 16:11) ndaj Rahovecit. 
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (73:73) dhe u desh pas pesë minutave të vazhdimeve që të përcaktohet finalisti.

Lojë me rivalitet të madh deri në qindtat e sekondës së fundit të vazhdimeve, ndërsa prishtinasit ishin më syçelë dhe me plot meritë e siguruan finalen, në takimin që u zhvillua në palestrën "13 Qershori" në Therandë.

Basketbollisti Arian Qallaku u tregua më efikasi me 29 pikë të Prishtina, i ndihmuar nga Altin Morina me 17, Fisnik Rugova 15 sosh, ndërsa të Rahoveci u dalluan Marvin Jones 32 pikë e Isaiah Traylor 26 pikë. Qallaku është trim i ndeshjes dhe më i merituari për kualifikimin e Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat