Bashkimi më i mirë se Prishtina, fiton Superkupën e Kosovës

Basketboll

Bashkimi më i mirë se Prishtina, fiton Superkupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 15:49
Bashkimi më i mirë se Prishtina, fiton Superkupën e Kosovës

Bashkimi nga Prizreni është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Vashat prizrenase treguan lojë më të mirë dhe me plotë meritë e mposhtën me rezultat 75:72 (30:22, 19:10, 14:16, 12:24) Kosovahome Prishtina, në finalen e Superkupës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.  Një finale dramatike deri në fund, por prizrenaset ia dolën të fitojnë.

Në dy çerekët e parë Bashkimi ka bërë lojë më të mirë, duke e thelluar epërsinë në 17 pikë (49:32). 

Kjo epërsi sado kudo i ka dhënë qetësi për dy çerekët e fundit, ndërsa vashat e Prishtinës u zgjuan vonë nga gjumi dhe gati sa barazuan, kur në minutën e 39-të ngushtuan rezultatin në 4 pikë (71:67). 

Bashkimi me meritë e ka fituar trofeun më të çmueshëm, ndërsa Prishtinës i mbetet shumë për të punuar dhe nivelizuar lojën. 

Basketbollistja Arbnore Perçuku ka qenë më e mira të Bashkimi, me 21 pikë të shënuara, e ndihmuar nga Lejzae Davidson me 16, ndërsa te Prishtina u dallua Enxhi Xhanaj me 24 pikë, Erika Zykaj me 17 dhe Ermelinda Shatri me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat