Finale për infarkt! Sigal Prishtina fiton Superkupën e Kosovës 

Basketboll

Finale për infarkt! Sigal Prishtina fiton Superkupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2020 Në ora: 19:01
Finale për infarkt! Sigal Prishtina fiton Superkupën e Kosovës 

Finale për infarkt në Pejë, që do të mbahet mend për nga rivaliteti i madh deri në të qindtën e fundit të sekondës.
Sigal Prishtina është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll (meshkujt).

Prishtinasit triumfuan me rezultat 74:73 (12:11, 23:23, 23:23, 16:16) ndaj Bashkimit, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Ndeshje e fortë e me rivalitet deri në fund, ndërsa prishtinasit treguan përqendrim më të madh në çerekun e fundit, duke e mposhtur rivalin e vjetër.   

Çereku i parë ka qenë me rivalitet të madh dhe me epërsi 12:11 në favor të Prishtinës pikërisht në minutën e 10-të. 

Edhe çereku i dytë me rivalitet të madh dhe me rezultat të ngushtë. Në minutën e 20-të, rezultati 35:34 në favor të Prishtinës. 

Lojë e fortë edhe në çerekun e tretë, te dyja skuadrat luftonin me mish e më shpirt, ndërsa rezultati në semafor shënonte 58:57 për Sigal Prishtinën pikërisht në minutën e 30-të. 

Çereku i katërt me ngarkesë të madhe sepse çdo gabim ishte edhe i pafalshëm për secilën ekip.

Basketbollistët Arian Qallaku dhe Altin Morina treguan formë të mirë gjatë kësaj periudhe sikurse edhe Musab Mala të Bashkimi.

Në minutën e 35-të, Sigal Prishtina shkëputet në epërsi me shtatë pikë (64:57), ndërsa presioni shtohej te prizrenasit.

Në minutën e 37-të, Bashkimi udhëheq me 67:68 dhe duke e dramatizuar edhe më shumë fundin e sfidës. Fundi i finales me emocione të mëdha. Në minutën e 39-të, Bashkimi udhëheq me 5 pikë (67:72), pastaj ngushtohet në 70:72, 72:73 dhe lojtari me përvojë të madhe Edmond Azemi vulos fitoren e prishtinasve me rezultat 74:73. 

Basketbollisti Arian Qallaku me 22 pikë është më efikasi te Prishtina, i ndihmuar nga Altin Morina me 19 pikë, Edmond Azemi 13 sosh etj. Musab Mala me 19 pikë është më i dalluari të Bashkimi, i ndihmuar nga Nikolla Vukçeviç me 17 pikë etj.
 
Sigal Prishtina-Bashkimi 74:73
Palestra e sportit "Karagaçi" në Pejë. 
Pa shikues.
Gjyqtarë: D. Maxhuni, A. Gashi dhe E. Uglari.
Sigal Prishtina: Koshi, Azemi 13, Morina 19, Rugova 11, Qallaku 22, Haxhosaj 6, Sinani, Ismajli, Janjeva, Peci, Rexhepi, Polloshka 3.
Bashkimi: Mala 19, Vukçeviç 17, Karanezi 7, Carter 10, Hoehn 11, Hajzeri, Gashi, Huduti, Rexhaj, Biraj 7, Palushi, Pallushi 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat