FBK-ja e nderon me mirënjohje Muhamet Ahmën

Basketboll

FBK-ja e nderon me mirënjohje Muhamet Ahmën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 14:17
FBK-ja e nderon me mirënjohje Muhamet Ahmën

Finalja e Reload Superkupës mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit te meshkujt ka qenë ndeshja e fundit si vëzhgues për Muhamet Ahmën.

Ai është pensionuar, derisa me këtë rast Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), i ka dhuruar një plakatë lamtumirëse.

Ishte Faton Kurshumlija, Komesari i Garave të FBK-së, që i ka dorëzuar mirënjohjen Ahmës. Kurshumlija gjithashtu ia dhuroi edhe një fanellë të gjyqtarëve dhe disa dhurata modeste. 

Muhamet Ahma për shumë vite ka qenë gjyqtar në Kosovë, si dhe gjyqtar në ish-Ligën Federative, kurse më pas ishte vëzhgues në ndeshjet e basketbollit për vite të tëra, duke dhënë kontribut të çmuar për basketbollin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat