Ja datat e afatit kalimtar dhe nisjes së kampionatit

Basketboll

Ja datat e afatit kalimtar dhe nisjes së kampionatit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:37
Ja datat e afatit kalimtar dhe nisjes së kampionatit

Pas zyrtarizmit të datës 18 nëntor si dita kur do të kryhet “draft” i lojtarëve të rinj në NBA, po përvijohet edhe më shumë sezoni i ri 2020-2021. Sipas ESPN, dy ditë më vonë pritet të nisë edhe merkato e “free agent” (lojtarëve të lirë). Pra më 20 ose 21 nëntor.

Shtohen edhe më shumë zërat se kampionati do të nisë që këtë vit, më 22 dhjetor, ashtu sikurse ishte përfolur edhe më parë. Kjo do të sjellë një fillim të fazës përgatitore të skuadrave më 1 dhjetor. Mediat amerikane shtojnë gjithashtu se mjaft lojtarë “big” mund të rikthehen në fushë në fund të dhjetorit ose në janar.

Datat e parashikuara për sezonin e ri

Draft: 18 nëntor

Merkato, 20 nëntor (free agent – lojtar i lirë)

Grumbullimi, 1 dhjetor

Starti, 22 dhjetor NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat