Ja kur fillon liga e femrave në basketboll në një shtet të rajonit

Basketboll

Ja kur fillon liga e femrave në basketboll në një shtet të rajonit

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:44
Ja kur fillon liga e femrave në basketboll në një shtet të rajonit

Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që në javën e tretë të nëntorit të startojnë edhe garat në ligën e femrave.  

“Në fillim të muajit të ardhshëm, me 21 nëntor do të fillojë liga e femrave, nëse situata me koronavirus e lejon atë”, shkruan mediumi maqedon “sportmedia”. 

”Duke filluar nga 2 nëntori, ka detyrime tjera, pra kualifikimet për Eurobasket 2021, udhëheqja e federatës vendosi që raundi i parë i sezonit të ri të konkurrencës së femrave 2020/2021 të luhet më 21 nëntor”, shkruan më tej.

Ata shpresojnë se do të përgatiten sa më mirë për një start të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat