Kastrioti pëson debakël! Fol Kimete Haliti paç çka me thënë!

Basketboll

Kastrioti pëson debakël! Fol Kimete Haliti paç çka me thënë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:42
Kastrioti pëson debakël! Fol Kimete Haliti paç çka me thënë!

Vashat e Kastriotit të Ferizaj pësojnë debakël në hapje të edicionit të ri të LIgës së Kosovës në basketboll (femrat).

Vëllaznimi nga Gjakova si mysafire ka shënuar fitore me 49 pikë diferencë, me rezultat 100:51 (20:13, 24:10, 30:12, 26:16) kundër Kastriotit. Te ferizajaset u dallua Alexandre Amani me 30 pikë por e vetme nuk kishte se çfarë të bëjë më shumë. 

Te gjakovaret u dalluan dy lojtare të huaja, Raven Northcross-Baker me 33 pikë dhe Sarah Mgbeike me 30 sosh, po ashtu edhe Rina Hoda me 13 dhe Diellza Leti me 13 pikë.  

Me të vërtetë është një humbje e rëndë me 49 pikë për vashat e kryetrajneres ferizajase, Kimete Haliti. Fol Kimete Haliti paç çka me thënë! Humbja është pjesë e sportit, por aq thellë, paksa e papritur apo lojtaret e huaja të Vëllaznimit janë në një nivel tjetër.

Në fakt, Kastrioti ka mundur edhe mos të jetë aq i përgatitur si rrjedhojë e situatës që po kalojnë me pandemi, por me këtë gjendje përballen edhe gjakovaret., këtu nuk ka justifikim Megjithatë, Kimetja ka forcë e dije dhe mund ta këndellë ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat