Fabian Gjuka symbyllur, prej kujt po gërditësh?

Basketboll

Fabian Gjuka symbyllur, prej kujt po gërditësh?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 12:07
Fabian Gjuka symbyllur, prej kujt po gërditësh?

Symbyllur dhe në festë! Objektivi i aparatit nuk ka besë, të zë si është më miri apo edhe si është më së keqi! 

Kryetrajneri i Bashkimit nga Prizreni (femrat), Fabian Gjuka, ka qenë shumë i lumtur për trofeun e Superkupës së Kosovës, pasi që në finale ia bëri bajat me lojë homologut të tij, e ai quhet Fidan Shatri! 

E veçanta është se objektivi Gjukën e ka zënë symbyllur, a mos vallë se dikënd nuk ka dashur ta shoh me sy apo është gërditur nga dikush?

Dikush tha se i ka ardhur keq nga homologu i tij Shatri dhe i ka mbyllur sytë, e dikush nga festa e çmendur dhe e zuri aparati në ofsajd! Fundja, fajtor është objektivi i aparatitt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat