Disa ndeshje interesante në ligën e parë

Basketboll

Disa ndeshje interesante në ligën e parë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:14
Ilustrim

Të premten dhe të dielën do të zhvillohet java e parë në Ligën e Parë, që do të jetë mjaft interesante. Në këtë edicion, Liga do të numërojë dhjetë skuadra që do të luftojnë për të hyrë në elitën e basketbollit të Kosovës.

Të premten do të zhvillohet ndeshje interesante mes AS Prishtinës, që luajti në Play-out me Trepçën dhe RC Cola Drita, që synon të rikthehet në elitë. Po ashtu të premten përballen edhe New Basket-Marigona Hill Prishtina dhe Lipjani-Megasports.

Ndërkohë, të dielën do të përballen Istogu me Feronikelin, ku kjo e fundit edicionin e kaluar kishte garuar në Superligë dhe Vushtrria-Prishtina e Re.

Liga e Parë - Java 1

E premte

19:00 AS Prishtina vs RC Cola Drita

19:15 NEË Basket vs Marigona Hill Prishtina

19:30 Lipjani vs Megasports

E diel

14:00 Istogu vs Feronikeli

15:00 Vushtrria vs Prishtina Re

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat