Vashat e Prishtinës startojnë me fitore

Basketboll

Vashat e Prishtinës startojnë me fitore

Nga: K.Goca Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:13
Vashat e Prishtinës startojnë me fitore

Basketbollistet e Kosovahome Prishtina kanë shënuar fitore me rezultat 74:44 (20:8, 13:12, 15:11, 26:13) kundër Trepçës, në kuadër të javës së parë të Ligës së Kosovës në basketboll. 

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. 

Mitrovicaset nuk i rezistuan dot lojës së mirë të kryeqytetasve, që ishin shumë më të mira. 

Basketbollistja Gentiana Ismajli është më efikasja të prishtinaset, me gjithsej 20 pikë, e ndihmuar nga Djellza Dekaj me 17 etj. ndërsa te Trepça Sihana Ramoja u dallua me 16 pikë dhe Lorena Haxha 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat