Derbi në Prishtinë

Basketboll

Derbi në Prishtinë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 14:45
Derbi në Prishtinë

Në fundjavë do të zhvillohet java e dytë në Superligën e Femrave në basketboll.

Kosovahome Prishtina pasi mundi Trepçën të enjten, do të përballet me Vëllaznimin, që në javën e parë mundi Kastriotin e Ferizajt dhe ky takim shihet si shumë interesant.

Trepça edhe në xhiron e dytë do ta ketë vështirë, ku do të ndeshet me Bashkimin, që të dielën e kaluar fitoi Superkupën dhe është një nga kanditatët kryesor për titullin e kampionit.

Sfida e fundit e kësaj xhiro është në mes Penzës dhe Kastriotit, dy skuadra që e nisën edicionin me humbje dhe mbetet të shihet se kush do të shënojë fitoren e parë në edicionin e ri.

Superliga e Femrave - Java 2

E shtunë

16:00 Kosovahome Prishtina - Vëllaznimi

E diel

12:00 Trepça - Bashkimi

17:00 Penza - Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat