Fundjava sjell ndeshje të mëdha në basketboll

Basketboll

Fundjava sjell ndeshje të mëdha në basketboll

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 16:53
Foto Ilustrim

Superliga e basketbollit do t’i sjellë tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së dytë

Rivalët e moçëm të basketbollit kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në mes vete në fundjavë, në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të Superligës.

Të dyja skuadrat e nisën me humbje edicionin 2020/2021, kryeqytetasit nga Peja e mitrovicasit nga Bashkimi.

Prandaj, Bardhekaltrit dhe Gjelbër e Zinjtë e synojnë fitoren e parë sezonale.

Ndërkohë, një ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo në mes të Pejës dhe Rahovecit.

Pejanët, të prirë nga Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi duan t’i mbajnë pikët në shtëpi me një tjetër paraqitje të madhe në “Karagaç”.

Bashkimi do të sfidohet nga Golden Eagle Ylli, kurse Vëllaznimi e pret Ponte Prizrenin. Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën e dy të tjera të dielën.

Superliga – Java e dytë

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni

19:00 Peja – Rahoveci

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat