Muhamet Ahma - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Muhamet Ahma - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:33
Muhamet Ahma - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Gjyqtarët sportivë, në çdo disiplinë sportive kanë qenë halë në sy për regjimin e Serbisë. 

As shantazhet dhe as kërcënimet e Kuzhinës së Beogradit, nuk munden t’i ndalin gjyqtarët sportivë në vitet 1991-1999, që të ndajnë drejtësinë në garat e Republikës së Kosovës. 

Shqiptarët ishin të bashkuar si kurrë në të gjitha sferat, duke luftuar okupatorin serb.

Muhamet Ahma i takon Gjeneratës së Republikës!  Ahma ka qenë prej gjyqtarëve më të dalluar të basketbollit në vitet e 90-ta. 
Gjyqtar që gëzonte respekt kudo në atëkohë, ishte i respektuar, i dashur, i vendosur dhe personalitet që nuk e kishte shoqin në sport. 

Ai nuk u ndal asnjëherë dhe as që u merakoste fort për kërcënimet që i vinin nga agresori serb, por me krenari i ka drejtuar ndeshjet e basketbollit në kuadër të Republikës së Kosovës në vitet e 90-ta, në fusha dhe salla të improvizuara.

Ai është krenar që i takoi asaj periudhe të rëndë, për faktin se uniforma e gjyqtarit sportiv për bandat dhe milicinë e pushtuesit serb, ishte sikur një uniformë ushtarake apo sikur një plumb në lule të ballit.

Ahma kreu misionin e tij me sukses dhe që besa në atëkohë, ishte i gatshëm edhe të vdes për sportin dhe shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat