Kapiteni i KB Bashkimit aderon në këtë parti politike

Basketboll

Kapiteni i KB Bashkimit aderon në këtë parti politike

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:34
Qëndrim Biraj

Kapiteni i KB Bashkimit, njëkohësisht njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe në basketbollin vendor, Qëndrim Biraj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Media përmes disa burimeve të saj mëson se aderimi i tij u prezantua pak minuta më parë nga kjo parti, teksa bashkë me të në degën e Prizrenit aderuan edhe tre tifozë të “Arpagjikëve”.

Arsye për aderimin e Birajt mund të jetë Shaqir Totaj, i cili tashmë ka pozitë të lartë në degën e PDK-së në Prizren teksa më parë kishte qenë edhe President i KB Bashkimit.

Bashkimi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat