Vëllaznimi e lë me gishta në gojë Prishtinën

Basketboll

Vëllaznimi e lë me gishta në gojë Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:23
Vëllaznimi e lë me gishta në gojë Prishtinën

Vëllazhimi nga Gjakova pas fitores bindëse me rezultat 100:49 në Ferizaj kundër Kastriotit, sot e la me gishta në gojë edhe Kosovahome Prishtina, në kuadër të javës së dytë. 

Dy ndeshjet e para dy fitore të vashave gjakovare, është e jashtëzakonshme, ndërsa Prishtina kokulur e lëshuan parketin. 

Trajneri Pal Syla ka një mijë e një arsye që të mburret me vashat e tij, për angazhimin dhe lojën cilësore, po ashtu edhe për fitoren e dytë rresht në Ligën e Kosovës. 

Vëllaznimi triumfoi në kryeqytet me rezultat 80:67 (10:17, 25:18, 30:13, 15:19) ndaj Kosovahome Prishtina. 

Basketbollistja Enxhi Xhakaj me 26 pikë nuk mundi ta ndihmojë Prishtinën që të shmang humbjen, ndërsa të gjakovaret u shqua dyshja Ravena Northcross-Baker dhe Sarah Mgrike, që secila ka shënuar nga 28 pikë, të cilat i dhanë leksion bardhekaltrave. 

Një fitore plotësisht e merituar e vashave gjakovare, Prishtinës i duhet ende shumë punë për të arritur nivelin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat