Ponte Prizreni ballëlart nga Gjakova! Rifati krenar me këta djem! 

Basketboll

Ponte Prizreni ballëlart nga Gjakova! Rifati krenar me këta djem! 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:48
Ponte Prizreni ballëlart nga Gjakova! Rifati krenar me këta djem! 

Ponte Prizreni ka shënuar fitore të madhe në palestrën e sportit "Shani Nushi" në Gjakovë. 

Djelmoshat nga Prizreni u treguan më të vëmendshëm në çerekun e katërt, duke ia dal që të fitojnë ndaj rivalit fqinj Vëllaznimit, me rezultat 97:88 (31:23, 16:17, 21:28,  29:20).

Në minutën e 35-të, rezultati ishte baras 80:80, pastaj 81:81, por në minutën e 38-të, Ponte Prizreni shkëputet në shtatë pikë epërsi (84:91) dhe për të fituar përballjen me rezultat 97:88.

Basketbollisti Arti Hajdari është lojtari më i mirë në radhën e prizrenasve, duke realizuar 27 pikë, i ndihmuar nga Josh Martin 18, Ty Nichols 16, Justin Jones 14. 

Christopher Lee Hortman me 30 pikë, i ndihmuar nga Cendric Council me 19 pikë, por nuk arritën që t'ia sjellin fitoren e parë gjakovarëve.

Ponte Prizreni ka shënuar fitoren e parë pas humbjes në start të kampionatit. Kryetrajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, është i ngazëllyer me fitoren e parë dhe ka fjalë të mëdha për angazhimin e lojtarëve të tij. Ai është krenar me këta djem që po japin më të mirën e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat