Peja vazhdon me fitore në Superligë, triumfon ndaj Rahovecit

Basketboll

Peja vazhdon me fitore në Superligë, triumfon ndaj Rahovecit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:27
Drilon Hajrizi dhe Dardan Berisha

Peja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në elitë, duke mundur Rahovecin me rezultat 84:64 (24:23, 22:16, 14:14, 24:11), në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte shumë interesante nga fillimi dhe në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë me rezultat 24:23.

Por, në periudhën e dytë, pejanët ishin më të mirë, duke pasur epërsi dhe këtë 10-minutësh e përfunduan në të mirë të tyre 22:16, duke shkuar në pushim me shifrat 46:39.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë 14:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:53.

Në 10 minutat e fundit, vendasit dominuan totalisht dhe thelluan epërsinë, ku këtë pjesë e fituan 24:11, duke triumfuar në fund me rezultat 84:64.

Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë e nëntë kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë e tetë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 27 pikë dhe Isaiah Traylor me 25.

Peja ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Rahoveci një fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat