Dushku mori pjesë në Takimin e Tretë të FIBA Europe Youth Commission

Basketboll

Dushku mori pjesë në Takimin e Tretë të FIBA Europe Youth Commission

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 11:01
Dushku mori pjesë në Takimin e Tretë të FIBA Europe Youth Commission

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku të martën ka marrë pjesë në Takimin e Tretë të FIBA Europe Youth Commission (Komisionit të të Rinjve) të organizuar nga FIBA Europe nëpërmjet platformës online “Zoom”, ku pjesëmarrës ishin përveç anëtarëve të këtij Komisioni, edhe Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Në këtë takim në rend të ditës ishin temat si: FIBA Kampionatet Evropiane të vitit 2021, basketbolli 3x3 tek gjeneratat e reja, projektet e të rinjve (Youth Development Fund, Her World, Her Rules, Mini-Basketball, U14 Get Together 2020-2021), zhvillimet më të reja tek trajnerët, si dhe programet e projektet të tjera.

Në këtë takim me theks të veçantë është diskutuar për ndikimin e madh që e ka pasur dhe e ka pandemia COVID-19 tek të rinjtë, pasi që në një pjesë të madhe të shteteve të Evropës garat e kategorive të reja nuk janë duke u zhvilluar, si dhe u dhanë disa propozime se si të vazhdohet të paktën me stërvitje gjithnjë duke i kushtuar kujdes të madh përhapjes së pandemisë.

Duhet theksuar se FIBA Europe Youth Commission është njëri ndër më të rëndësishmit të FIBA Evropës dhe grumbullohet çdo tre muaj për të diskutuar për zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja, duke përfshirë këtu edhe projektet në zhvillim e sipër dhe ato të rejat.

Takimi i radhës i këtij Komisioni do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm, me shpresë se situata me pandeminë COVID-19 do të përmirësohet dhe kështu Komisioni do të ketë mundësinë të organizojë mbledhjen në selinë e FIBA Europe në Munih.

Duhet theksuar se krahas Sekretares së Përgjithshme, anëtar i një Komisioni në FIBA Europe është edhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Ai është anëtar i Komisionit Ligjor të FIBA Europe.

Anëtarët e Komisioneve në FIBA Europe kanë mandat katërvjeçar, 2019-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat