Kur do Edi Rama fillon Liga Unike, po deshi e shuan krejt!? Guxo e ngrite zërin

Basketboll

Kur do Edi Rama fillon Liga Unike, po deshi e shuan krejt!? Guxo e ngrite zërin

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 13:36
Kur do Edi Rama fillon Liga Unike, po deshi e shuan krejt!? Guxo e ngrite zërin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka treguar kush është shefi edhe Federatës Shqiptare të Basketbollit edhe Federatës së Basketbollit të Kosovës. Edi Rama është shefi!

Ec e guxo kundërshtoje Edi Ramën, duket që bash hiq nuk i ha për Ligën Unike të basketbollit, që u firmos mes dy shteteve Shqipëri – Kosovë! 

Mjafton që në ceremoni e kanë pa si duket Edi Rama! Por kur e kanë pa, u binden se edhe ai është një njeri dhe jo një jashtëtokësor.  Sot është kryeministër dhe nesër një qytetar i thjesht, siç ka ndodhur më shumë kryeministra tjerë në botë! Mu dridh nuk bën  kur e sheh afër Edi Ramën, se njeri është, por e ka postin e madh!

Image

Nuk ka lojëra më dorë në Shqipëri dhe nuk ka një herë as Ligë Unike të basketbollit Shqipëri - Kosovë!  
Kur do Edi Rama fillon Liga Unike, po deshi e shuan krejt!? Guxo ngrite zërin! Liga Unike në dorë të Qeverisë Shqiptare, Federata Shqiptare e Basketbollit, po hesht si duket! 

Vallë, po i shkon mendja Edi Ramës dhe po e shuan krejt Ligën Unike! Mos e bëni nervoz!
Edhe nëse ngjan kjo, nuk është çudi. Të paktën shpresojmë se Edi  Rama do të ketë mëshirë dhe do t’i lejojë që të luajnë volejboll, basketboll dhe hendboll.  

Jo sportistët e sporteve me dorë në Shqipëri, mos flini, po ngrituni në këmbë dhe kundërshtoni, se edhe ju duhet të luani si e gjithë bota! Edhe ju jeni mbi të gjitha njerëz! Sportistë dhe sportiste, ngriteni zërin, mos lejoni që t’ju varroset volejbolli, basketbolli dhe hendbolli. Luftojeni për të drejtën tuaj.

Luftoni, se nuk vijnë as kinezët as rusët, as serbët, as iranianët që të luftojnë për ju dhe askush, ju jeni ata që luftoni për të drejtat tuaja.

Edhe në Kosovë po luhen sportet me dorë dhe pa asnjë problem, pa shikues si në të gjithë botën! Edi Ramë dhe Qeveri Shqiptare, mendoni pak edhe për sportet me dorë, edhe ata janë mbi të të gjitha njerëz. Nuk keni nevojë të frikësoheni nga Edi Rama, se edhe ai është njeri dhe nuk ha njerëz, se edhe vet ka qenë basketbollist, por që nuk ka lënë ndonjë nam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat