Mos mendo Arben Fetahu, ultimatum Edi Ramës për Ligë Unike ose tërhiquni nga garat!

Basketboll

Mos mendo Arben Fetahu, ultimatum Edi Ramës për Ligë Unike ose tërhiquni nga garat!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:03
Mos mendo Arben Fetahu, jepi ultimatum Edi Ramës për Ligë Unike ose tërhiquni nga garat!

Kush është Edi Rama dhe Qeveria Shqiptare, që ende ta mbajnë peng fillimin e Ligës Unike në basketboll! 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me organet përkatëse që ka, duhet të mendojnë me kokë të ftohtë, që ta lejojë fillimin e kësaj lige! 

Kosova nuk mund të mbetet peng pse Qeveria Shqiptare me organet përkatëse atje, nuk lejon zhvillimin e garave të sporteve me dorë.

Matematikë e thjeshtë, Arben Fetahu, ju si kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, jepi ultimatum Edi Ramës dhe Qeverisë Shqiptare: O reflektoni deri me 1 dhjetor, o po tërhiqemi nga kjo Ligë Unike!

Sepse garat po zhvillohen edhe në Çibuti, edhe në Madakaskar, edhe në Ruandë edhe në Filipine etj. Garat po zhvillohen në Champipns League, në Europa League dhe në të gjitha sportet tjera.

Veç në Shqipëri nuk ka gara të sporteve me dorë. Arben Fetahu, tregoj Edi Ramës, se Liga Unike e ka një të mirë edhe për Shqipëri, ndryshe lamtumirë e keni, se tek e fundit nuk ta ka as ligën në grusht dhe as shpirtin!  Ultimatum edhe Federatës Shqiptare të Basketbollit edhe Edi Ramës, nëse ata nuk merren vesh, tërhiqu, nuk ke se çfarë i lutesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat