Fundjava në elitën e basketbollit vjen me dy ndeshje interesante, dy të tjera janë shtyer

Basketboll

Fundjava në elitën e basketbollit vjen me dy ndeshje interesante, dy të tjera janë shtyer

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Elita e basketbollit vazhdon me ndeshjet që janë në program, por vetëm me gjysmën e tyre.

Kjo për shkak se takimet Trepça – Peja dhe Ponte – Prishtina janë shtyer për shkak të rasteve me koronavirus te pejanët e kryeqytetasit.

Ndërkaq, duelet që do të luhen janë Bashkimi – Rahoveci e Ylli – Vëllaznimi.

“Vreshtarët”, pas humbjes si vendas nga Ponte, udhëtojnë drejt “Sezai Surroit” për të përmirësuar gjithçka dhe për t’iu rikthyer formës së mirë, megjithëse nuk pritet ta kenë të lehtë ndaj nikoqirëve portokalli.

Takimi fillon nga ora 16:00.

Në anën tjetër, nesër me fillim nga ora 15:30, Ylli e pret Vëllaznimin e rikthyer në Superligë. “Xhebrailat” janë favoritë ndaj gjakovarëve, por “kuq e zinjtë” nuk pritet të udhëtojnë veç për turizëm në “13 Qershori”.

E shtunë – 16:00

Bashkimi – Rahoveci

E diel – 15:30

Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat