Rahoveci fiton sfidën dramatike në Prizren, lider i ri në Superligë

Basketboll

Rahoveci fiton sfidën dramatike në Prizren, lider i ri në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:52
Rahoveci fiton sfidën dramatike në Prizren, lider i ri në Superligë

Klubi i Rahoveci ka shënuar fitore në Prizren me rezultat 89:87 (23:13, 26:22,23:25, 17:27) ndaj Bashkimit, në takimin e javës së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në dy çerekët e parë Rahoveci krijojë epërsi të mirë deri në 14 pikë (49:35), deri diku i dha qetësi për dy çerekët e fundit.

Rahoveci ishte në epërsi me 79:73 në minutën e 35-të, ndërsa 27 sekonda pa përfunduar takimi Bashkimi ngushton rezultatin në një pikë (87:88). Dramë e madhe në minutën e fundit, 87:89 në semafor në 12 sekondat e fundit, emocione të pakufishme të dyja skuadrat.

Rahoveci megjithatë fiton me 89:87.

Rahoveci deri me tash ka tri fitore e dy humbje, duke kryesuar renditjen me 8 pikë, por ka dy takime më shumë se Peja që bie në pozitën e dytë me 6 sosh.

Bashkimi me një fitore e tre humbje zë vendin e gjashtë me 5 pikë. Basketbollisti Isaiah Traylor shënoi 28, Alban Veseli 25 dhe Marvin Jones 19 pikë, të cilët janë me të merituarit për fitoren e rahovecianëve. Në radhët e Bashkimit u dallua Nikola Vukçeviç me 32 pikë dhe Sean Hoehn me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat