Bashkimi dhe Vëllaznimi vazhdojnë me fitore

Basketboll

Bashkimi dhe Vëllaznimi vazhdojnë me fitore

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Bashkimi dhe Vëllaznimi vazhdojnë me fitore

Vëllaznimi dhe Bashkimi janë skuadrat e vetme në Superligën e Femrave që kanë katër fitore në katër ndeshje.

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore, duke mundur Trepçën në udhëtim me rezultat 43:73 (10:23, 13:14, 8:17, 12:17).

Skuadra kuqezi ishte në epërsi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

Sihana Ramoja dhe Arta Mustafa me 16, përkatësisht 13 pikë, ishin më të dalluarat te Trepça, kurse te Vëllaznimi sërish më të mirat ishin dyshja e huaj Sarah Mgbaike me 27 pikë e 25 kërcime dhe Raven Baker me 29 pikë e 14 kërcime.

Vëllaznimi ka katër fitore në katër ndeshje, kurse Trepça një fitore dhe tri humbje.

Bashkimi ashtu siç është pritur ka shënuar fitore ndaj Kastriotit me rezultat të thellë 116:42 (36:19, 30:4, 24:15, 26:4).

Vashat prizrense dominuan nga fillimi deri në fund për të regjistruar fitoren e katërt radhazi, kurse vashat nga Ferizaj kanë katër humbje.

Arbnore Përquku kishte 22 pikë e 10 kërcime te Bashkimi, kurse Amani Alexander kishte 17 pikë te Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat