Rrezikon...

Basketboll

Rrezikon...

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:16
Rrezikon...

Pas një muaji do të nisë sezoni 2020-2021 në NBA, por skuadra e Golden State Warriors rrezikon të mos ketë sërish në radhët e saj Klay Thompson, një nga yjet e NBA-së.

Lojtari nuk luajti thuajse gjithë sezonin e kaluar si pasojë e një dëmtimi në ligamentet kryq të gjurit të majtë.

Gjithsesi, këtë herë Thompson ka dëmtuar “thembrën e Akilit” dhe ky problem duket shumë serioz.

Mediat amerikane konfirmojnë se lojtari do të kryejë orët në vijim një ekzaminim më të detajuar për të mësuar shkallën e dëmtimit, por klubi s’ka bërë me dije ende se sa kohë do të mungojë lojtari.

Një humbje e rëndësishme për Warriors, që këtë sezon synonin të riktheheshin në nivelin e dy viteve më parë, kur duelonin për titullin kampion dhe dominonin në NBA. Ky dëmtim prish disi planet e merkatos, pas tani klubi duhet të gjë një përforcim të denjë për Stephen Curry me shokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat