Altin Morina: Po përgatitemi maksimalisht, për të dhënë më të mirën

Basketboll

Altin Morina: Po përgatitemi maksimalisht, për të dhënë më të mirën

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:19
Altin Morina

Njëri prej basketbollistëve më të mirë aktualisht në tregun, Altin Morina, së fundi është ftuar nga përzgjedësi Christos Marmarinos, për dy takimet e nëntorit, të vlefshme për rundin preliminar të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2023.

“Ishi” i Rahovecit, që momentalisht po djersitë fanellën e Prishtinës, në një prononcim tha se situata brenda kampit është e mirë dhe se po përgatiten maksimalisht për duelet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

“Ne po përgatitemi të japim më të mirën në dy takimet e kësaj faze, ku shpresoj që të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi ndër të tjera Morina.

Kujtojmë, momentalisht Kosova është në vendin e parë në grup me dy fitore në po aq ndeshje, kurse këtë grumbullim do t’i ketë dy ndeshje, në cilësinë e mysafires.

Fillimisht i shkon Sllovakisë të enjtën e ardhshme me datën 26, derisa tri ditë më vonë Islandës.

Basketbollistët e kombëtares veçse janë në karantinë, derisa të hënën pritet që të marrin rrugë drejt Bratisllavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat