RC Cola Drita fiton derbin, AS Prishtina 100 % me fitore

Basketboll

RC Cola Drita fiton derbin, AS Prishtina 100 % me fitore

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:35
RC Cola Drita fiton derbin, AS Prishtina 100 % me fitore

Xhiroja e pestë në Ligën e Parë ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.

Sfidën kryesore e ka fituar RC Cola Drita, që ka mundur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 89:106 (24:31, 14:16, 26:34, 25:25). Të dy skuadrat tani kanë nga katër fitore dhe një humbje.

E vetmja skuadër pa humbje në Ligën e Parë është AS Prishtina, që ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me shifrat 89:84 (27:22, 16:22, 27:12, 19:28). Skuadra prishtinase ka pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse Nikli që edicionin e kaluar garoi në elitë ka një fitore dhe tri humbje.

Humbjen e pestë me radhë e ka pësuar Lipjani, që është e vetmja pa fitore në Ligën e Parë. Lipjanasit pësuan nga Istogu me rezultat 59:73 (21:16, 9:22, 15:23, 14:12). Istogasit kanë tri fitore dhe një humbje.

Megasport ka triumfuar ndaj Prishtinës së Re 72:58 (15:10, 22:17, 15:11, 20:20). Megasport ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Prishtina e Re një fitore dhe katër humbje.

Ndërkohë, New Basket ka mundur Vushtrrinë me rezultat 77:71 (16:13, 17:23, 22:22, 22:13). Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat