Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i Kosovës

Basketboll

Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i Kosovës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Drilon Hajrizi

Drilon Hajrizi do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës. Ai është zgjedhur kapiten i Kosovës dhe basketbollisti nga Mitrovica si gjithmonë ka premtuar se do të japë 100 për qind nga vetja në këto sfida dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin me fanellën e Kosovës.

Hajrizi është kapiten i Pejës, derisa ka luajtur edhe për Trepçën, Bashkimin e Sigal Prishtinën, katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës dhe ka përvojë edhe nga basketbolli në Japoni.

Në këto dy ndeshje do të mungojë Dardan Berisha, për shkak të infektimit me Covid-19. Berisha gjithmonë ka dhënë maksimumin për Kosovën, megjithatë, përkundër dëshirës së madhe e kishte të pamundur të bashkohej me ekipin për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 26, përkatësisht 28 nëntor në Bratisllavë. Takimet janë të vlefshme në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Kosova është lidere e grupit me dy fitore. Dardanët kanë mundur Islandën dhe Luksemburgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat