Erjon Kastrati i bashkohet ekipit të Kosovës në Sllovaki

Basketboll

Erjon Kastrati i bashkohet ekipit të Kosovës në Sllovaki

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:37
Erjon Kastrati i bashkohet ekipit të Kosovës në Sllovaki

Kosova të martën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Bratislavë të Sllovakisë.

Ekipit të Kosovës i është bashkuar edhe Erjon Kastrati, i cili me sukses aktivizohet në Koper Primorska në Slloveni.

Kastrati gjithmonë ka dhënë maksimumin për Dardanët dhe me kënaqësi ka pritur ftesën nga Christos Marmarionos, për dy takimet ndaj Sllovakisë dhe Islandës, që do të zhvillohen më 26, pëkatësisht 28 Nëntor.

Këto dy takime zhvillohen në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Dardanët janë liderë të grupit me dy fitore në dy ndeshje. Kosova në muajin shkurt të këtij viti mundi në Prishtinë, Islandën 80:78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80:84.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat