Houston mban me “forcë” Harden e Westbrook

Basketboll

Houston mban me “forcë” Harden e Westbrook

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Houston mban me “forcë” Harden e Westbrook

Basketbollistët James Harden dhe Russell Westbrook do të paraqiten më 1 dhjetor në fillimin e fazës përgatitore me skuadrën e Houston Rockets.

Dy lojtarët kanë kërkuar largimin e tyre nga ekipi teksan, por për momentin kjo gjë duket e vështirë, pasi Houston kërkon të kapitalizojë sa më shumë nga shitja e tyre.

Për këtë arsye, ata do të paraqiten në fillimin e fazës përgatitore me ekipin teksan, në pritje që situata të sqarohet me kalimin e kohës.

Ndërkohë, për të bindur dy lojtarët të qëndrojnë, drejtuesit e Houston kanë zyrtarizuar transferimin e qendrës DeMarcus Cousins, kampion i NBA-së sezonin e fundit me Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat