Bislimi: RC Cola Drita, ndër kandidatët më serioz që të rikthehet në Superligë

Basketboll

Bislimi: RC Cola Drita, ndër kandidatët më serioz që të rikthehet në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:34
Bislimi: RC Cola Drita, ndër kandidatët më serioz që të rikthehet në Superligë

RC Cola Drita nga Gjilani synon rikthimin në elitën e basketbollit të Kosovës.

Kryetrajneri Arben Bislimi po bën një punë të madhe me djelmosha, me një qëllim të qartë, që në fund të edicioni 2020-2021 të ngrihen në Superligë.

Ish basketbollisti i mirënjohur shprehet optimist, duke marr parasysh edhe kushtet edhe potencialin që ka me lojtarë dhe së shpejti pritet që të sjell edhe një përforcim në radhët e klubit bardhëkaltër.

Image

Bislimi ka thënë se janë ndër kandidatët kryesor për vend të parë në Ligën e Parë të Kosovës.

“Normalisht, mendojmë se jemi ndër kandidatët më serioz që këtë vit të rikthehemi në Superligë.

Këto fakte i mbështesim në tri pika kryesore: 1. Kemi bërë një organizim të mirëfilltë brenda klubit.

2. Kemi marrë në radhët tona tre përforcime vendore.

3. Ajo çka është më kryesorja për këtë vit kemi mbrapa gjigantin më të madh gjilanas kompaninë ‘Fluidi’  dhe kuvendin komunal, që na mbështesin në aspektin financiar, e që njëherit nëpërmjet medias së juaj i falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për gjithë botën që është kapluar nga Covid 19”, tha Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej flet edhe për rivalët që mund të janë konkurrentë të RC Cola Drita.

“Ne mendojmë se skuadrat që do t’i kemi konkurrent për fazën përfundimtare (play - off) do të jenë As Prishtina, Marigona Hill, Istogu por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë befasie nga skuadrat tjera sepse niveli i garës është mjaft i balancuar. Duke e vëzhguar situatën deri me përfundim të këtij sezoni ne planifikojmë për janar të angazhojmë në radhët tona edhe një amerikan”, thotë Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat