​Gëzim Morina i uron fat bashkëlojtarëve për ndeshjet kundër Sllovakisë e Islandës

Basketboll

​Gëzim Morina i uron fat bashkëlojtarëve për ndeshjet kundër Sllovakisë e Islandës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:12
Gëzim Morina

Kombëtarja e Kosovës në basketboll përballet sot kundër Sllovakisë nga ora 19:00, në para-kualifikimet për Kupën e Botës 2023.

Një nga mungesat më të mëdha për “Dardanët” është Gëzim Morina, i cili do t’i humbasë ndeshjet kundër Sllovakisë e Islandës.

Morina është ndër basketbollistët më të mirë në reprezentacion, dhe sot ai i është drejtuar skuadrës së vet me një mesazh ku kërkon vetëm fitore.

“Ndjenja që ne si basketbollistë e përjetojmë kur veshim fanellën e shtetit tonë Kosovës, nuk krahasohet me asgjë në botë. Duke ndjerë keqardhje që nuk jam aty të ju ndihmoj shokëve të mi, ju dëshiroj shumë fat në këto dy ndeshje dhe si gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, uroj që të ktheheni në Kosovë me dy fitore. Përpara djem!!!”, ishte mesazhi i Morinës.

Kosova përballet sot kundër Sllovakisë, ndërsa pasnesër do të luajë kundër Islandës.

“Dardanët” janë të pozicionuar të parët në grup me katër pikë të tubuara, ku vendi i dytë dhe i tretë kanë nga tri pikë respektivisht Sllovakia dhe Islanda, dhe i fundit në tabelë është Luksemburgu me vetëm dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat