Basketbollisti kroat: Ne nuk e dimë ende përbërjen e Turqisë

Basketboll

Basketbollisti kroat: Ne nuk e dimë ende përbërjen e Turqisë

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:10
Basketbollisti kroat: Ne nuk e dimë ende përbërjen e Turqisë

Kombëtarja e Kroacisë është e mobilizuar në çdo aspekt dhe kërkon fitore nesër (17.00) në Stamboll kundër Turqisë, në kuadër të grupit D kualifikues për Eurobasket. 

“Ne nuk e dimë përbërjen e Turqisë deri në fund, kështu që maksimumi që mund të bëjmë, është të krijojmë atmosferën më të mirë të mundshme dhe të dalim dhe të luajmë në stilin e dy ndeshjeve të para dhe të shpresojmë për rezultatin më të mirë”, tha kapiteni i kroatëve Roko Ukiç nga Stambolli.

Kroacia kryeson në grup me 4 pikë apo me dy fitore rresht, pasojnë Holanda me 3, Suedia 3 dhe Turqia 2 pikë. 

Image

Kroacia ka mposhtur deri me tash, Suedinë me rezultat 72:56 dhe Holandën me 69:59.

Kroatët kërkojnë fitoren e tretë dhe besojnë e shpresojnë se do të arrijnë duke e pasur për bazë edhe potencialin që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat