Kosova pëson humbje të thellë në Bratisllavë

Basketboll

Kosova pëson humbje të thellë në Bratisllavë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:04
Kosova pëson humbje të thellë në Bratisllavë

Kombëtarja e Kosovës pëson humbje të thellë me 24 pikë dallim në Bratisllavë, me rezultat 91:67 (21:9, 21:20, 20:13, 29:25) nga Sllovakia, në takimin e xhiros së tretë të Grupit B të parakualifikueseve për Kupën e Botës 2023.

Ndeshje me shumë gabime dhe amatore qoftë të njërës palë dhe kombëtares tjetër.

Sllovakët patën një seri të shkëlqyeshme (11:0) në minutën e 6-të, kur edhe Kosova realizon pikët e para, 11:2.

Image

Çereku i parë i takon sllovakëve, me një epërsi të thellë (21:9). 

Në çerekun e dytë, djelmoshat tanë luajtën më mirë por jo edhe të shkrijnë epërsinë, kur në minuta e 20-të rezultati shënonte në semafor 42:29 për sllovakët. 

Në çerekun e tretë, lojë shumë e neveritshme dhe me gabime të shumta nga të dy anët, por sllovakët dolën më këmbëngulës dhe thelluan epërsinë në 20 pikë (62:42).

Është interesant çereku i tretë, Kosova e filloi mirë dhe e ngushtoi rezultatin në 46:38, por kjo ishte e tëra. 

Sllovakia triumfon me plot meritë me rezultat 91:67 dhe marrin kreun e tabelës në grup me 5 pikë, sa ka edhe Islanda në pozitën e dytë dhe Kosova bie në vend të tretë me 5 pikë, Luksemburgu është në fund me 3 pikë.

 Kjo është humbja e parë e Kosovës pas dy fitoreve në grup. Basketbollisti Vlladimir Brodziansky me 26 pikë dhe Mario Ihring me 14, Krajcoviq 14 sosh, janë më efikasi të sllovakët, ndërsa te Kosova Drilon Hajrizi realizon 17 pikë, i ndihmuar nga Erjon Kastrati me 14. 

Me 28 nëntor (16.00), Kosova do të ndeshet me Islandën, një ndeshje shumë e vështirë. Kosova pa Dardan Berishën dhe Lis Shoshin, nuk ishte në asnjë element, i pari mungoi për shkak të infektimit me virus dhe i dyti është i lënduar.       

Sllovakia – Kosova 91:67 (21:9, 21:20, 20:13, 29:25)
Palestra "Eurovia Arena", Bratisllavë.

Gjyqtarë: C. Stoica (Rumania), P. Praksch (Hungaria),V. Pitsilkas (Greqia). 

Sllovakia: Abrham 6, Brodziansky 26, Ihring 14, Korner 9, Musil 8, Bachan, Fusek, Juricek, Mayerak, Krajcoviq 14, Rozanek 1, Pavella 13.
Kosova: Bunjaku, Çallaka 8, Kastrati 14, F. Rugova 11, Veseli 3, Azemi 8, Hajrizi 17, Mala, Mekaj, Morina, Tmushiç 4, Zenelaj 2.

Grupi B
Islanda-Luksemburgu 90:76
Sllovakia-Kosova   91:67 
Tabela
1. Sllovakia        3    2    1    238:115    5
2. Islanda    3    2    1    251:230    5
3. Kosova    3    2    1    1    231:249    5
4. Luksemburgu    3    0    3    221:247    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat