Lojtari sllovak befason për Kosovën, kam pritur... 

Basketboll

Lojtari sllovak befason për Kosovën, kam pritur... 

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:09
Lojtari sllovak befason për Kosovën, kam pritur... 

Kombëtarja e Sllovakisë e mposhti Kosovën me rezultat bindës 91:67, në kuadër të grupit B të parakualifikueseve të Kampionatit Botëror 2023, në ndeshjen që u luajt në Bratisllavë. 

Basketbollisti më i mirë sllovak, Vladimír Brodziansky, për “sport.aktuality”, ka thënë: "Mendoj se ishte një ndeshje e mirë.

Ne luajtëm shumë mirë, trajneri na tha që në fillim, se do të ishte pak a shumë një betejë.

Ne luajtëm mirë nga çereku i parë, vendosëm një temp të mirë.

Ne jemi të kënaqur”.

Tomash Pavelka, befason me deklaratë: “Unë kam pritur që të jetë më vështirë. U përpoqëm të ndiqnim udhëzimet e trajnerit dhe ia dolëm me sukses, kishim energji të mirë duke e fituar takimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat