Istogu triumfon në derbi

Basketboll

Istogu triumfon në derbi

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:10
Rezultatet

Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Parë.

Sfida kryesore ishte ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut, që përfundoi me fitoren e mysafirëve 71:74 (18:21, 17:24, 15:13, 21:16). Istogasit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke e fituar 35:45, derisa prishtinasit u munduan të kthehen në pjesën e dytë dhe arritën të ngushtojnë shifrat, megjithatë jo të bëjnë përmbysjen e madhe. Marigona Hill Prishtina ka pesë fitore dhe dy humbje, kurse Istogu pesë fitore dhe një humbje.

AS Prishtina ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi, duke mundur në udhëtim Lipjanin 77:97 (21:31, 20:30, 18:24, 18:12). Prishtinasit kanë regjistruar fitoren e shtatë me radhë, duke qenë e vetmja skuadër pa humbje në Ligën e Parë, kurse lipjanasit regjistruan humbjen e shtatë, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në këtë rang garash.

RC Cola Drita ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, duke mundur pa shumë probleme Prishtinën e Re 91:75 (29:16, 26:19, 15:17, 21:23). Gjilanasit kanë gjashtë fitore dhe një humbje, derisa prishtinasit një fitore dhe gjashtë humbje.

New Basket ka mundur Feronikelin me shifrat 99:74 (19:18, 22:16, 27:20, 31:20). New Basket ka tri fitore dhe katër humbje, kurse Nikli një fitore dhe pesë humbje.

Vushtrria ka mundur si mysafir Megasports me rezultat 46:62 (7:14, 10:21, 17:11, 12:16). Vushtrriasit kanë katër fitore dhe tri humbje në këtë edicion, kurse Megasports dy fitore dhe pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat