Media serbe shkruan për shqiptarin e Kosovës: Djali i tij kundër Serbisë...

Basketboll

Media serbe shkruan për shqiptarin e Kosovës: Djali i tij kundër Serbisë...

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:21
Media serbe shkruan për shqiptarin e Kosovës: Djali i tij kundër Serbisë...

Basketbollisti i talentuar nga Kosova, Edon Maxhuni, ka qenë më i miri në radhët e Finlandës kundër Serbisë, në ndeshjen kualifikuese të Eurobasket 2022. 

Media serb “Mondo.rs”, është e habitur me lojën brilante të basketbollistit të Kosovës. 

“Maxhuni shpresonte të zgjidhej në Draftin e NBA-së në vitin 2020, por kjo nuk ndodhi, i cili në fundjavë ka luajtur njërën nga ndeshjet më të mira të karrierës së tij të kombëtares kundër Serbisë. Ai shënoi 15 pikë dhe ishte më efikasi në ekipin e tij.

Ai është 22 vjeç dhe pasi studioi në Universitetin Shtetëror të Long Beach, filloi karrierën e tij profesionale. Maxhuni luan si organizator dhe është i gjatë 188 centimetra.

Babai i tij, Besim Maxhuni, është trajner basketbolli, dhe në ditët e tij më të mira ai ka luajtur për Prishtinën, me të cilën ai mburret së fundmi në profilin e tij në Instagram”, shkruan mes të tjera.

Finlanda me gjithë lojën e mirë, ishte e pafat duke humbur me rezultat 75:66 nga rivali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat