Harden kërkon ekip për titull

Basketboll

Harden kërkon ekip për titull

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Harden kërkon ekip për titull

Pas disa ditësh bojkoti, basketbollisti James Harden është rikthyer në Teksas dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e Houston Rokets. Për momentin duket se është kthyer paqja mes palëve, por situata vijon të jetë e ndërlikuar për yllin e NBA-së.

Mësohet se Harden i ka kërkuar skuadrës që të bëjë sa më shpejt përforcime për të qenë një ekip pretendent për titull. Në të kundërt, ai është gati të largohet në çdo moment, duke pranuar të jetë edhe pjesë e ndonjë shkëmbimi lojtarësh.

“Mjekra” për momentin po stërvitet me ekipin, po zërat për një transferim te Golden State apo Bruklini janë ende konkretë dhe situata mund të ndryshojë.

Deri më 22 dhjetor, kur nis sezoni i ri, gjithçka mund të ndodhë me Hardenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat