Arben Fetahu dhe FBK: Kontributi i Avni Shabanit nuk do të harrohet asnjëherë

Basketboll

Arben Fetahu dhe FBK: Kontributi i Avni Shabanit nuk do të harrohet asnjëherë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:42
Arben Fetahu dhe FBK: Kontributi i Avni Shabanit nuk do të harrohet asnjëherë

Federata e Basketbollit të Kosovës, është e pikëlluar thellë me lajmin për vdekjen e gazetarit të mirënjohur sportiv, Avni Shabani. 

“E nderuara Familja Shabani, Shoqata e Gazetarëve Sportive e Kosovës dhe gjithë komuniteti i gazetarëve sportivë të Kosovës 

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur sportiv, Avni Shabani. 

Avniu me raportimet e tij nga vendi i ngjarjes dhe studio, ishte shembull i një punëtori të palodhur dhe shumë i pasionuar pas sportit të Kosovës. 

Raportimet dhe intervistat e shumta ishin gjithmonë korrekte dhe komuniteti i basketbollit i Kosovës nuk do të harrojë asnjëherë kontributin e madh të tij.  

Shabani ia kushtoi karrierën e jetën gazetarisë sportive, duke u shquar për numrin e madh të intervistave, kronikave dhe transmetimeve. 

Në emër timin personal, por edhe FBK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shabani, Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe gjithë komunitetin e gazetarëve sportivë të Kosovës.  
Kontributi i tij nuk do të harrohet asnjëherë dhe do të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme.  
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat